Abbott mirëpret mbajtjen e zgjedhjeve në veri pa asnjë incident
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Abbott mirëpret mbajtjen e zgjedhjeve në veri pa asnjë incident

J.Musliu/RTKlive

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka dhënë një deklarim në lidhje me  mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës. Ai ka mirëpritur faktins e zgjehdjet janë zhvilluar pa asnjë incident.

Ndër të tjera, diplomati britanik ka përmendur me nderim policët dhe zyrtarët e zgjedhjeve që u siguruan për mbarëvajtjen e procesit.

“E mirëpres që zgjedhjet në komunat veriore dje u mbajtën sigurt dhe pa ndonjë incident të madh. Do të doja t’i nderoja zyrtarët e zgjedhjeve & policinë që e bënë këtë të mundur”, shkroi Abbott.

Megjithatë, ai adresoi po ashtu edhe raportimet për kërcënime dhe presion ndaj disa serbëve për të mos marrë pjesë në proces zgjedhor.

“Më vjen keq për mungesën e partive politike serbe dhe zgjedhjes për serbët në procesin zgjedhor”, ka shkruar Abbotti në Twitter.

Sipas tij, raportimet për presion dhe kërcënimeve në disa raste për mospjesëmarrje ishin thellësisht shqetësuese.

“Pres progres në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër muajin e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të komunave veriore”.

Në katër komunat e Kosovës në veri, janë mbajtur të dielen e 23 prillit zgjedhjet e parakohshme.

Por për shkak të presionit nga Beogradi zyrtar dhe grupeve të lidhura me Listën Serbe e cila bojkotoi këto zgjedhje, në votime dolën pak qytetarë serbë, duke bërë që të katër komunat t’i fitojnë kandidatët shqiptarë, dy nga LVV e dy nga PDK.


MË SHUME NGA Lajme