Tottenham shkarkon trajnerin pas humbjes nga Newcastle
BKT
Sport

Tottenham shkarkon trajnerin pas humbjes nga Newcastle

RTSH

Tottenham nuk flet më italisht. Pas dorëheqjes së Antonio Contes, klubi londinez vendosi të shkarkojë Cristian Stellini, i cili kishte trashëguar udhëheqjen e ekipit.

Rezultati poshtërues 1-6 i pësuar në St James' Park nga Newcastle ishte fatal për trajnerin italian, me pesë gola të pësuar në 21 minutat e para të lojës që bëri që tifozët e Spurs që kishin mbërritur në Anglinë veriore të largoheshin nga stadiumi në mes të pjesës së parë.

Me Tottenhamin në vendin e pestë në tabelë, por në rrezik kualifikimi në kupat e ardhshme evropiane, me Liverpool dhe Brighton në prag të parakalimit, klubi ka marrë vendimin për të ndryshuar kursin.

"Performanca ndaj Newcastle ishte krejtësisht e papranueshme," shkroi presidenti Daniel Levy në një deklaratë. "Ne mund të gjejmë shumë arsye se pse ndodhi e gjithë kjo, por përgjegjësia kryesore është e imja. Për këtë Stellini do të lërë menjëherë rolin e trajnerit dhe bashkë me të edhe stafin”, vijoi ai me falënderimet e zakonshme.