20:38 / 24.04.2023
Presidenti i Atletico Madridit i do Messin e Ronaldon në La Liga
Uran Krasniqi / RTKLive
Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, dëshiron t`i shohë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon të përballen në La Liga para se të dy futbollistët të pensionohen.
Dy futbollistët e njohur luajtën gjatë në Spanjë, njëri për Barcelonën e tjetri për Real Madridin, duke lënë gjurmë të mëdha, pasi fituan shumë tituj me klubet e shumë çmime për vete. Aktualisht Messi luan te PSG në Francë, ndërsa Ronaldo në Al Nassr në Arabinë Saudite.
Cerezo beson se sikur dy sulmuesit të kthehen një ditë atëherë do të përfitonte liga.
“Do të më dukej fantastike nëse Messi do të rikthehej në ligë, njëlloj si Cristiano Ronaldo”, ka thënë. “Të dy janë ende duke luajtur dhe do të ishte fantastike nëse ata do të ktheheshin”.























