Haradinaj për anëtarësim në KiE: Hap i mbarë dhe i vështirë
BKT
Foto: Arkiv
Lajme

Haradinaj për anëtarësim në KiE: Hap i mbarë dhe i vështirë

RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas aprovimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Haradinaj ka thënë se ky është hap i mbarë dhe i vështirë, ndërsa ka shprehur besim në anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE.

“Sot me shumicë votash, vendet anëtare të Këshillit të Evropës aprovuan kërkesën e Kosovës pro procedimit të aplikimit në këtë instancë, hap i mbarë ky por proces i vështirë. Jemi besimplotë për anëtarësim të plotë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se tani është momenti që Kosova të nisë sa më parë fillimin e Partneritetit për Paqe. “Krahas këtij procesi, tani është momenti që Kosova të nisë sa më parë edhe fillimin e Partneritetit për Paqe”, është shprehur Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme