KQZ-ja shpallë sot rezultatet për zgjedhjet në 4 komunat e Kosovës në veri
BKT
Foto: RTKlive
Në Fokus

KQZ-ja shpallë sot rezultatet për zgjedhjet në 4 komunat e Kosovës në veri

J.Musliu/RTKlive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka caktuar sot të mbajë një konferencë, ku edhe pritet që të shpallë rezultatet për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave, Mitrovicës e veriut, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok.

Gjithashtu pritet të shpallë edhe rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave në Zveçan dhe Leposaviq.

Mbledhja e sotme e KQZ-ës do të fillojë nga ora 13:15. Në rend të ditës është edhe fjalimi i kryetarit të KQZ-ës, Kreshnik Radoniqi.

KQZ ka publikuar rezultatet preliminare të dielen, ku fitues dolën LVV dhe PDK. Kjo e fundit fitoi Zveçanin dhe Zubin Potokun, ndërsa LVV e mori Mitrovicën e veriut dhe Leposaviqin.

 


MË SHUME NGA Në Fokus