GAP: Dispozitat e tanishme ligjore nuk sigurojnë  barazi gjinore
BKT
Lajme

GAP: Dispozitat e tanishme ligjore nuk sigurojnë  barazi gjinore

F.Sertolli / RTKlive

Sipas këtij raporti të poblilkuar nga GAP-i, diskriminimi me bazë gjinore në titujt dhe përshkrimet e vendeve të punës ndodhë kur në njoftime për vende pune përdoren fjali dhe/ose shprehje që sugjerojnë një preferencë për njërën gjini, ose kur në to pasqyrohen stereotipe kulturore në lidhje me burrat dhe gratë në vendin e punës.

Përmbajtjet e tilla të konkurseve, sipas GAP përveç që sjellin praktika diskriminuese në punësim, duke privuar nga e drejta për të aplikuar njërën apo tjetrën gjini, në Kosovë ato janë të ndaluara edhe me ligj.

“Nga analiza e 6,225 titujve të publikuar në platformën online të punësimit gjatë vitit 2022, 59% përmbajnë stereotipe gjinore, ku nga to 73% janë shkruar me gjuhë të kodifikuar mashkullore dhe 27% janë shkruar me gjuhë të kodifikuar femërore. Ndërsa, nga 1,357 tituj të publikuar në platformën “Superpuna”, 79% përmbajnë stereotipe gjinore, ku nga to 74% përmbajnë  stereotipe gjinore mashkullore dhe 26% përmbajnë stereotipe gjinore femërore”, thuhet në raport.

Sipas kësaj analize paga mesatare për vendet e punës në platformën “Superpuna” të cilat janë të kodifikuara më stereotipe gjinore për burra është 391.5 euro, për vendet e punës të cilat janë të kodifikuara me stereotipe gjinore për gra është 336.3 euro, kurse për vendet e punës pa stereotipe gjinore është 412.6 euro. Kjo dëshmon edhe një herë praninë e hendekut gjinor të pagave.

“Sektorët për të cilët kërkohen më shumë gra janë: administrata, edukimi dhe shëndetësia; kurse sektorët për të cilët kërkohen më shumë burra janë: tregtia dhe ekonomia, elektronika dhe energjetika, hulumtimi dhe zhvillimi, inxhinieria dhe ndërtimtaria, mirëmbajtja dhe sigurimi”, vlerëson GAP.

Kjo analizë arrin në përfundim se dispozitat e tanishme ligjore nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e barazisë gjinore në tregun e punës dhe rekomandon masa më strikte për parandalimin e diskriminimit gjinor në punësim.


MË SHUME NGA Lajme