Stano: BE-ja është në dijeni për votën e Serbisë kundër Kosovës në KiE
Gjeraqina Tuhina/ RTK/ Bruksel
Bashkimi Evropian ёshtё nё dijeni se Serbia ka votuar kundёr pranimit tё aplikimit tё Kosovёs nё Kёshillin e Evropёs, mirёpo zyrtarёt evropian nuk u deklaruan nёse kёtё veprim tё Beogradit zyrtar ata e konsiderojnë si shkelje tё marrëveshjes sё arritur nё mes tё liderëve nё Ohёr.
“Pritshmëria jonë është që të gjitha nenet e marrëveshjes të zbatohen lehtё dhe shpejtё, në mirëbesim dhe në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri. BE-ja si lehtësues i dialogut ёshtё plotësisht i vetëdijshëm për ndjeshmëritë politike dhe kompleksitetin e procesit të zbatimit dhe për këtë arsye kemi propozuar një plan për zbatim hap pas hapi. Secila palë duhet të bëjë diçka për të marrë diçka”, deklaroi Peter Stano zёdhёnёsi i Bashkimit Evropian.
Sipas Stanos spekulimet rreth mungesës sё nënshkrimit tё liderëve nё marrëveshje, janё siç u shpreh ai, krejtësisht tё kota dhe tё parёndёsishme.
Ekziston një angazhim në nivelin më të lartë politik, pohon Stano dhe ai angazhim tani është bërë i detyrueshëm në procesin evropian për të dyja palët.
Përparimi në dialog dhe zbatimi i marrëveshjeve, sipas zёdhёnësit tё Brukselit do të reflektohet në rrugëtimin evropian tё vendeve dhe do ketё si rezultat efekte politike dhe financiare.
Ai insiston se marrëveshja e arritur nё Ohër ёshtё e gjallё dhe po çohet pёrpara dhe nё kёtё kontekst përmendi takimin e ardhshëm tё liderёve i cili pritet tё mbahet mё 2 maj nё Bruksel.























