MPJ uron Izraelin, presim që të forcohen lidhjet me Kosovën
BKT
Lajme

MPJ uron Izraelin, presim që të forcohen lidhjet me Kosovën

RTKlive

Izraeli shënon Ditën Përkujtimore dhe 75-vjetorin e Pavarësisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka uruar popullin e Izraelit teksa festojnë Ditën e Pavarësisë.

“Ne mezi presim të forcojmë lidhjet tona miqësore dhe bashkëpunimin për një të ardhme më të mirë të përbashkët. Ju uroj një festë të gëzueshme të Yom Ha'atzmaut”, shkruan në postimin e MPJD-së, në Twitter.

Ndryshe më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia nënshkruan dakordimin për normalizimin ekonomik ndërmjet tyre në praninë e ish presidentit amerikan Donald Trump.

Pjesë e dakordimit ishte edhe pajtim i Izraelit për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Kosova ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem.


MË SHUME NGA Lajme