Girona e mposht Real Madridin me katër golat e Castellanos
Uran Krasniqi / RTKLive
Girona ka fituar kundër Real Madridit në një ndeshje të vlefshme për La Liga e ku janë shënuar gjashtë gola.
Ndeshja është mbyllur me rezultatin 4-2.
Taty Castellanos (12', 24', 46', 62') ka shënuar të katër golat për vendasit.
Vinicius Junior (34') dhe Lucas (85') kanë realizuar për "mbretërit".
Real Madrid në tabelë gjendet në vendin e dytë me gjashtëdhjetë e pesë pikë, nëntë më pak se sa Barcelona për të cilën çështja e titullit mbetet vetëm diçka formale. Girona aktualisht gjendet në vendin e nëntë me dyzet e një pikë.
Pas kësaj ndeshje te Real Madrid e kanë të qartë që titulli i përket Barcelonës, prandaj vëmendja zhvendoset në një finale të Copa Del Rey dhe gjysmëfinale të UEFA Champions League në javët e ardhshme.























