Ngjarjet e datës 26 prill
BKT
Në Fokus

Ngjarjet e datës 26 prill

RTKlive

Mbahet konferenca e asistentëve profesionale e cila sjellë Smart Events International, ofrues i trajnimit me 5 yje në Evropë, SHBA dhe Kanada. (Hotel Emerald, ora 8:30)

Në Klinikën e Urologjisë, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë në Kosovë, realizohet Nefrektomia radikale dhe Cista parapielike të veshkës. (Klinikën e Urologjisë, ora 9:00)

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, do të mbajnë konferencë për media lidhur me masën për kursimin e energjisë elektrike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

Mbahet konferenca “Vajzat në TIK 2023”, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, edicioni i 9-të me radhë, të cilin IPKO Foundation  e organizon në bashkëpunim me R.I.T Kosovo dhe Women in Tech Kosovo. (R.I.T Kosovo, Kampusi Gërmia, ora 9:30)

 Fondit Kosovar për Garanci Kreditore lanson dy skema të reja garantuese – dritareve të FKGK-së: “Gratë në biznes” dhe “Startup”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

 Shoqata “Organika”, në 10-vjetorin e themelimit, organizon “Konferencën e  Ndërkombëtare për Bujqësinë Organike në Kosovë”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

 Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton për Rishpalljen e Konkursit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

KRU “Prishtina” nis shkyçjet nga shërbimet e ujësjellësit në të gjitha kategoritë e konsumatorëve për shkak të mospagesave. (Nisja bëhet nga KRU “Prishtina”, ora 10:30)

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, mbajnë  tryezën “Projektligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, domosdoshmëri për reformën”. Merr pjesë dhe ministrja Albulena Haxhiu. (Hotel Sirius, ora 11:00)

Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane- PLE, Veton Berisha bashkë me  Zv.Kryesuesin e Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë z. Bashkim Krasniqi dhe Nënkryetarin për Komunitete në Fushë Kosovë Suhat Ademi mbajnë konferencë për medie. (Objekti i ri i komunës së Fushë Kosovës, , ora 11:00)

   

 Organizata Turistike e Ulqinit organizon konferencë në kuadër të Panairit të Turizmit. (Hotel Sirius, ora 11:00)

  YIHR KS mban aksion rrugor për nder të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur, me qëllim solidarizimin me familjet dhe kërkimin e përgjegjësisë për fatin zbardhjen e fatit të 1621 personave të pagjetur. (Sheshi “Ibrahim Rugova” para Memorialit të Personave të Zhdukur, ora 12:00)


MË SHUME NGA Në Fokus