Osmani në takim Xhaferin: Shqiptarët, urë e fortë mes dy vendeve|Foto
BKT
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Osmani në takim Xhaferin: Shqiptarët, urë e fortë mes dy vendeve|Foto

J.Musliu/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut,  u prit në takim nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi

Në takim, Presidentja Osmani ka falënderuar Maqedoninë e Veriut për votën e saj në favor të Kosovës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe në këtë kontekst kërkoi mbështetjen e njëjtë edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Siç njofton Presidenca, më tej në takim me Kryeparlamentarin Xhaferi,  Osmani-Sadriu foli për rëndësi ë e intensifikimit të bashkëpunimit ndër parlamentar, duke përfshirë dinamizimin e takimeve dhe ndërveprimeve të komisioneve parlamentare respektive.

Në këtë drejtim u vlerësua roli dhe kontributi i grupeve të miqësisë në parlamentet e të dyja shteteve, duke inkurajuar qasje gjithnjë e më proaktive.

Më tej, Presidentja citohet të ketë përmendur kontributin e shqiptarëve për shtet formim dhe shtet ndërtim të Maqedonisë së Veriut dhe ka thënë se ata janë urë e fuqishme lidhëse ndërmjet të dy shteteve.

Ajo tha se ata dëshmojnë më së miri se si respektimi i të drejtave të njeriut rezulton me integrim  të suksesshëm të komuniteteve të ndryshme në një shoqëri.

 


MË SHUME NGA Lajme