Ngjarjet e datës 27 prill
F.S / RTKlive
Sot Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për planifikimin e vizitave në institucione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)
Ministri i Financave, Hekuran Murati takohet me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivel master ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. (Përmendorja përballë Kuvendit, ora 10:00)
Mbahet dita e dytë e edicionit të 15-të të Panairit Ndërkombëtar të Edukimit. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në përvjetorin e 24-të të masakrës së Mejës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Gjakovë, ora 11:00)
Mbahet hapja solemne e edicionit të 19-të të Panairit të Turizmit dhe Sportit. (Salla “1 Tetori”, ora 11:00)
Fillojnë punimet e rrugës “Jim Xhema” e njohur ndryshe si rruga A. Merr pjesë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama. (Rruga A, Prishtinë, ora 11:00)
Organizata “EC Ma Ndryshe”, për nder të shënimit të Ditës së Tokës organizon disa aktivitete përgjatë rrugëve “Eqrem Çabej” dhe “Bingeni”. (Lagja “Ortakoll” në Prizren, ora 11:30)
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) shënon Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:00)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë. (Mejë, komuna e Gjakovës, ora 12:00)
Bëhet promovimi i librit “Kujtesa e Llaushës, histori, rrëfime e dëshmi 1981-1999”, të autorit të ndjerë, Demush Krasniqi. (Shtëpia e Kulturës, Malishevë, ora 15:00)
Evolution Dance organizon një program kulturor me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 17:30)























