Presidentja Osmani-Sadriu, vazhdon takimet në Maqedoninë e Veriut
BKT
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Presidentja Osmani-Sadriu, vazhdon takimet në Maqedoninë e Veriut

J.Musliu/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, vazhdon të ketë  takime të shumta në Shkup e Tetovë.

Sipas agjendës, në orën 9:00, ajo do të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së Urdhrit “Hasan Prishtina”, post mortem për Arbën Xhaferi, si dhe do të bëjë dhurimin e  librave për bibliotekën muze në gjuhën shqipe në Manastir

Në orën 9:30, do të mbahet ceremonia e inaugurimit të rrugës “Ibrahim Rugova” në komunën e Çairit e ku do të ketë edhe deklarata për media.

Ndërkohë, në orën 10:00 do të bëhet vendosja e luleve tek monumentet e Skënderbeut, Hasan Prishtinës dhe Nënë Terezës.

Në orën 11:30, presidentja osmani-Sadriu do të ketë takim me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, kurse në orën 12:20 do të mbajnë konferencë e përbashkët për media.

Më pas, në orën 12:45, do të realizojë një vizitë në shkollën “Iliria”, kurse në orën 16:00, do të mbajë ligjëratë  në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Një ditë më parë ajo u prit me ceremoni të larta zyrtare nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me të colin mbajti edhe një konferencë për media. takim pati edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së veriut, Talat Xhaferin, kurse fjalim mbajti edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. 

Të martë, Presidentja osmani-Sadriu u prit edhe nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.


MË SHUME NGA Lajme