Inzaghi pas fitores ndaj Juvës: E merituam fitoren
BKT
Sport

Inzaghi pas fitores ndaj Juvës: E merituam fitoren

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në duel me Juventusin.

‘Nerazurët’ mbrëmë mundën Juven (1-0), duke u kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Italisë.

Tekniku italian tha se ishte një mbrëmje e mrekullueshme. Sipas Inzaghit Interi e meritoi kualifikimin në finale.

 “Mbrëmje e mrekullueshme, ishte një finale e merituar për ne në këto dy ndeshje. Djemtë bën paraqitje të mirë, nuk humbëm asnjë metër ndaj një ekipi cilësor si Juventusi. Përjetuam ndjesi të shkëlqyera. Jemi të lumtur që jemi në finale”, tha Inzaghi për mediet italiane.

Inzaghi tregoi se çfarë foli me homologun e tij të Juventusit, Massimiliano Allegrin.

“U përshëndeta me Allegrin, ka shumë respekt mes nesh. Ai më komplimentoi që kalova në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”, theksoi Inzaghi.