‘Duje’ nga Albina Kemendi do të këndohet në gjuhën shqipe në `Eurovision`
Sh.Gashi / RTKlive
Këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi dhe familja e saj, do të përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurovision 2023”, pas triumfit në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Në programin e mëngjesit në RTK, ishte e ftuar këngëtarja Albina Kelmendi e cila tregoi më shumë rreth pjesëmarrjes së saj në “Eurovision 2023”, që do të mbahet në Liverpul të Britanisë së Madhe.
“Për dy tre ditë do të nisemi për në Liverpul jam e lumtur, ndjej një përgjegjësi të madhe për pjesëmarrjen time atje dhe po e di që të gjithë sytë janë nga unë dhe presin nga unë që t'i përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme", tha ajo.
" Kam parë që edhe të huajt po e duan shumë këngën “Duje” madje kam pas rastin t'i shoh që edhe shumë e kanë mësuar dhe po e këndojnë atë e kjo vërtetë më bën shumë të lumtur“, u shpreh Kelmendi.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë:























