Kurti pret që më 2 maj në Bruksel të diskutohet për të pagjeturit|Foto
BKT
Fotot: Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Në Fokus

Kurti pret që më 2 maj në Bruksel të diskutohet për të pagjeturit|Foto

J.Musliu/RTKlive

Në Ditën e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, bën nderim te memoriali për të zhdukurit në Prishtinë

Kryeministri Kurti tha se 27 prilli është dita kur ne përkujtojmë masakrën e Mejës, por gjithashtu është Dita e të Zhdukurve me dhunë në Kosovë, pra Dita e të Pagjeturve, të atyre, të cilët u rrëmbyen me forcë nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.

Ai theksoi se në pesë varreza masive në Serbi janë eksumuar deri më tani rreth 950 kufoma, ndërsa ende janë mbi 1600, të cilët ende figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit.

“Kemi nevojë për drejtësi, kemi nevojë për përgjegjësi, kemi nevojë që kriminelët, fajtorët, ekzekutorët e urdhërdhënësit të ndodhen prapa grilave dhe për këtë na nevojitet edhe mbështetja ndërkombëtare, por edhe mobilizimi kombëtar”,  tha Kryeministri Kurti.

Kryeministri ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të fillojë hetimet në mungesë të përgjegjësve të krimeve, teksa shprehu shqetësim se dëshmitarët po plaken e madje edhe po vdesin.

Teksa me këtë rast kryeministri pret që në takimin e 2 majit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, të diskutohet me urgjencë çështja e të pagjeturve.

Pranë memorialit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës bën homazhe edhe ministrat Albulena Haxhiu, Rozeta Hajdari, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci, ambasadorë të akredituar në Kosovë, drejtuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur në Zyrën e Kryeministrit, familjarë dhe përfaqësues të shoqatave të të zhdukurve.


MË SHUME NGA Në Fokus