Kosova mposhtet në hendboll nga Mali i Zi
BKT
Sport

Kosova mposhtet në hendboll nga Mali i Zi

Uran Krasniqi / RTKLive

Kosova është mposhtur nga Mali i Zi në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për kampionatin e hendbollit EURO 2024.

Rezultati përfundimtar në takimin e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë ka qenë 24:26. 

Pjesa e parë e filluar mirë nga kosovarët ua ka mundësuar malazezëve që të krijojnë epërsi dhe ta mbyllin pjesëlojën me rezultatin 6:11. Kthimi në lojë në pjesën e dytë me rezultatin 18:15 doli të ishte i pamjaftueshëm, sepse në fund ndeshja përfundoi me fitoren e mysafirëve. 

Poashtu në Podgoricë, më 12 tetor të vitit të kaluar, Mali i Zi kishte fituar me rezultat 29:20.