Tottenham s`e lë Manchester Unitedin të fitojë
BKT
Sport

Tottenham s`e lë Manchester Unitedin të fitojë

Uran Krasniqi / RTKLive

Tottenham Hotspur nuk ka lejuar që të mposhtet nga Manchester United në "Tottenham Hotspur Stadium".

Në ndeshjen në kuadër të javës së 33-të në Premierligë, edhe pse është gjetur në disavantazh prej dy golash, "Spurs" e ka përmbysur rezultatin, duke bërë që në fund takimi të mbyllet me barazim 2-2. 

United ka kaluar herët në epërsi me Jadon Sancho (7') si dhe e ka ngritur atë me Marcus Rashford (44'), duke e fituar pjesëlojën e parë.

Pjesa e dytë e ka këndellur Tottenhamin ku ka barazuar falë golave të Pedro Porro (56') dhe Son Heung-Min (79').

Pas kësaj ndeshje, Manchester United mbetet në pozitën e katërt me gjashtëdhjetë pikë, kurse Tottenhami në vendin e gjashtë me pesëdhjetë e katër pikë.