Punëtorët e KEK-ut - përmes proteste kërkojnë rritjen e pagave
Valjeta Shala /RTK
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestën e punëtorëve të KEK-ut, me kërkesë rritjen e pagave. (Para zyrave të KEK-ut, sheshi “Nëna Terezë”)
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica e arsyetoi kërkesën e rritjes së pagave me rritjen e inflacionit muajve të fundit në Kosovë. Ai tha se punëtorët kanë kërkuar rritje pagash e jo shpërblime’
“Edhe pse jemi këtu për te shprehim pakënaqësinë, ne edhe prodhojmë energji elektrike. Ne jemi këtu pasi na kanë gënjye për paga që në fund të prillit të merren me kërkesat tona, kjo nuk ndodhi. Ne na thane që të presim fundin e majin që me ja dhanë një shpërblim. Kërkesa jonë është për rritje të pagave e jo për shpërblime. Pa asetin kryesore e pa punëtorët asnjë mekanizëm i kompanive nuk ec. Ndaj punëtorët po ikin nga standardi i ulet, nga pagat e ulëta. Pasuria më e madhe për një kompani është fuqia punëtore. Punëtorët e KEK-ut nuk janë të veshur me ngjyra politike por me uniformen e KEK-ut ku punojnë”, tha ai.
Lluminica tha se e lusin qeverinë të ndikojë te bordi dhe menaxhmenti që ta rris pagën e punëtorëve, pagën e dritës së Kosovës dhe të rrit shujtat. Ai tha se nuk do të përjashtohet as greva.

























