15:50 / 28.04.2023
Kurti takon Lajçakun: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet plotësisht
RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Twitter njofton se është takuar sot me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajcak me të cilin kanë biseduar për situatën politike në vend dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë që do të mbahet më 2 maj në Bruksel.
Kurti ka thënë se Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt, pa parakushte dhe pa vonesa.
























