Haradinaj: AAK po kalon nëpër një momentum shumë pozitiv
BKT
Lajme

Haradinaj: AAK po kalon nëpër një momentum shumë pozitiv

F. Sertolli / RTKlive

Kreu i AAK-së, Ramush Haradina ka bërë të ditur se në vigjilje të 23-vjetorit të themelimit të kësaj partie ka takuar strukturat e të gjitha niveleve të AAK-së, ku kanë diskutuar për çështjet e brendshme organizative.

“AAK po kalon nëpër një momentum shumë pozitiv. Qytetarë të shumtë, profesionistë nga të gjitha fushat, po i bashkohen Aleancës sepse ata po e shohin si alternativën më serioze politike”, ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se zgjedhjet e brendshme të fundit në Aleancë, kanë nxjerrë struktura të mirëfillta të cilat, siç tha ai, kanë krijuar terren jashtëzakonisht të mirë për prurje të reja nëpër degë në Kosovë por edhe në diasporë.

“AAK mbetet konsistente në temat nacionale sepse vlerësojmë se kjo është e duhura për Kosovën, qytetarët dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, tha i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme