Chiellini mendon se Interi e kalon Milanin në gjysmëfinale të CHL
BKT
Sport

Chiellini mendon se Interi e kalon Milanin në gjysmëfinale të CHL

Uran Krasniqi / RTKLive

Giorgio Chiellini konsideron se Inter ka një avantazh ndaj Milanit në përballjen gjysmëfinale të Champions League. 

Dy skuadrat e njohura italiane do të luajnë takimin e parë më 10 maj para se të përballen me Manchester Cityn ose me kampionin në fuqi Real Madrid në finale, pasi edhe këto dy skuadra gjenden në gjysmëfinale të garës më prestigjioze të futbollit të klubeve në kontinent. 

“Derbi i Milanos do të jetë një gjysmëfinale e ekuilibruar, por nëse më duhet të vë bast 1 euro, atëherë do ta vendosja për Interin”, ka thënë mbrojtësi legjendar i Juventusit dhe i Kombëtares italiane. "Mendoj se 'Nerazzurrët' kanë një avantazh: i shoh më të fortë në këto lloj ndeshjeje. Kështuqë parashikimi im për finalen e këtij viti është Inter-Manchester City”. 

Tridhjetë e tetë vjeçari aktualisht luan me Los Angeles FC në MLS.