Barcelona fiton kundër Betisit dhe i largohet Real Madridit
BKT
Sport

Barcelona fiton kundër Betisit dhe i largohet Real Madridit

Uran Krasniqi / RTKLive

Barcelona e ka deklasuar Real Betisin në ndeshjen e xhiros së tridhjetë e dytë në La Liga. Rezultati përfundimtar në "Camp Nou" ka qenë 4-0.

Qysh në pjesën e parë skuadra e Xavit e ka treguar veten, ku ka fituar 3-0. Christensen (14'), Lewandowski (36') dhe Raphinha me golat e tyre kanë bërë që Barça të shkojë e qetë në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh. 

Në pjesën e dytë është shënuar rritur epërsia për katalonasit dhe autor i autogolit ka qenë Rodriguez. 

Pas kësaj fitore Barça përforcon pozitën e parë me shtatëdhjetë e nëntë pikë, njëmbëdhjetë më shumë se Real Madrid që gjendet në vendin e dytë.