Përkujtohen 42 dëshmorë dhe 280 martirë në Drenas
BKT
Lajme

Përkujtohen 42 dëshmorë dhe 280 martirë në Drenas

RTKlive

Sot janë bërë 24 vite nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Kodra.

Në këtë 24 vjetor të rënies së heroit të kombit Ilaz Kodra dhe 280 martirëve, Komuna e Drenasit dhe ajo e Skenderajt, sot kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve.

 Po ashtu është bërë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore në fshatin Gllobar.

E në 24 vjetorin e rënies heroike të Ilaz Kodrës, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar familjen e komandant Ilaz Kodrës, në kullën e tij në Prekaz.

Ilaz Kodra ishte ndër të parët, që bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari e shokët e tyre të idealit, i dhanë jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kujtojmë se më datën 30 prill të vitit 1999, u vranë 42 dëshmorë në krye me heroin Ilaz Kodra, dhe mbi 280 martirë të fshatrave, Vërboc, Shtuticë, Tërstenik, Dashec, Baks, Gllobar dhe fshatra përreth.


MË SHUME NGA Lajme