Interi fiton me përmbysje nga Lazio
BKT
Sport

Interi fiton me përmbysje nga Lazio

RTSH

Interi mundi Lazion 3-1 në San Siro në ndeshjen e drekës së javës së 32-të të Serisë A, u rikthye te fitorja në shtëpi pas tri humbjeve radhazi dhe e ngjiti Milanin në vendin e katërt të renditjes.

Sfida u zhbllokua nga Felipe Anderson në minutën e 30-të, i cili përfitoi nga një pasiguri e bujshme e Acerbit. Zikaltërit reaguan dhe e përmbysën atë në pjesën e dytë me golat e zëvendësuesve Lautaro (78') dhe Gosens (83'), të dy pas një asistimi nga Lukaku.

Përsëri Lautaro mbyll llogaritë në minutën e 90-të me një dhuratë nga Vecino. Rruga e shtruar për festimin e titullit të Napolit, i cili duke mposhtur Salernitanën do të dalë matematikisht si kampion i Italisë.