Kosova e hendbollit mposhtet nga Sllovenia
BKT
Sport

Kosova e hendbollit mposhtet nga Sllovenia

Uran Krasniqi / RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është mposhtur nga Sllovenia dhe kësisoji i ka përfunduar kualifikimet për Euro 2024.

Në ndeshjen e luajtur të dielën mbrëma në Velenje rezultati përfundimtar ka qenë 33:28. 

Në praninë edhe të një numri bashkëatdhetarësh, Kosova në momente të caktuara ka shfaqur lojë të bukur, por në fund fitorja u ka takuar sllovenëve. 

Ditë më parë në Prishtinë Kosova ishte mposhtur nga Mali i Zi. 

 Prej grupit të shtatë në Evropian janë kualifikuar Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.