Lajçak: Me Kurtin diskutuam pë takimin e 2 majit
BKT
Foto: Miroslav Lajçak / Facebook
Lajme

Lajçak: Me Kurtin diskutuam pë takimin e 2 majit

RTKlive

Miroslav Lajçak, Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton se është takuar me kryeministrin kosovar Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Greqi, për t’i përgatitur në detaje për takimin e 2 majit në Bruksel.

“U takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë një takim veçanërisht i rëndësishëm”, ka shkruar Lajçak .

Ai po ashtu ka thënë se javën e përmbylli në vendet për të cilat Ballkani Perëndimor është në krye të agjendës.

“Në Vjenë fola për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimin e tij në rajonin e gjerë gjatë një paneli diskutimi në Universitetin Webster. Në Bruksel, pata një nga shkëmbimet e mia të rregullta me socialdemokratët në Parlamentin Evropian, të cilët ndjekin nga afër rajonin dhe rregullisht udhëtojnë dhe ndërveprojnë me Ballkanin. Dhe e mbylla javën time me diell në Greqi, ku mora pjesë në Forumin Ekonomik vjetor Delphi në qytetin antik Delphi. Greqia, si një fqinj i drejtpërdrejtë i Ballkanit, e njeh dhe e kupton mirë rajonin dhe prandaj forumi i kushtoi vëmendje të veçantë të ardhmes evropiane të rajonit. Ky ishte edhe fokusi i panelit tim këtë vit”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak njofton se pas një ndalese të shkurtër në Bruksel do të niset drejt Bosnje dhe Hercegovinës për të takuar disa partnerë të rëndësishëm.


MË SHUME NGA Lajme