10:50 / 01.05.2023
Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës | Video
RTKlive
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ka vazhduar sot procesin gjyqësor ndaj Pjetër Shalës, i dyshuar për krime lufte.
Sikundër u bë e ditur nga gjykatësja e DHSK-së, sot do të vazhdohet me paraqitjen e provave duke filluar me dëshmitarin nr. 10, ku, siç u tha, do të punohet në tre seanca.
Pjetër Shala, seancën e sotme po e përcjellë përmes videolidhjes.
Gjithashtu edhe dëshmitari po jep dëshminë përmes videolidhjes, si dhe në masa mbrojtëse. Më pas seanca gjyqësore ka kaluar në seancë private.