Shqipe Selimi sqaron pse është kërkuar zëvendësimi i avokatit mbrojtës
BKT
Lajme

Shqipe Selimi sqaron pse është kërkuar zëvendësimi i avokatit mbrojtës

RTKlive

Ndaj lajmit të qarkulluar se Rexhep Selimi ka shkarkuar avokatin e tij mbrojtës, David Young, ka reaguar Shqipe Mehmeti- Selimi, gruaja e Rexhep Selimit.

Ajo, përmes rrjetit social Facebook, ka sqaruar se lajmi i qarkulluar në medie se Rexhep Selimi ka larguar nga ekipi i tij mbrojtës, avokatin David Young, është një keqinformim.

Sipas saj, avokati David Young mbetet pjesë integrale  e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit, por që, sikundër njofton Shqipe Selimi, me qenë se për arsye shëndetësore e në bashkëpunim me avokatin Young, është vendosur që për një periudhë të pacaktuar avokati kryesor të jetë Geoffrey Roberts, kurse bashkavokat të jetë  David Young, derisa shtoi se ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë.

Rexhep Selimi kërkon zëvendësimin e  avokatit të tij

Rexhep Selimi, ish-pjesëtar i UÇK-së, si dhe ish-deputet nga radhët e LVV-së, i cili po dyshohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga DHSK, në Hagë, ka kërkuar që avokati i tij mbrojtës, David Young, të mos e përfaqësojë më dhe në vend të tij të jetë Geoffrey Roberts.

Sikundër njoftohet në vendimin e Gjykatës Speciale “në bazë të rregullit 26(1) të Rregullave1 dhe nenit 16(1) të Direktivës për avokatin, sekretari kërkon miratimin e Trupit Gjykues për ndërprerjen e parakohshme të shërbimeve të  David Young si avokat i Rexhep Selimit.

Tutje në vendim sqarohet se më 25 prill 2023, Zyra e Mbrojtjes mori një letër nga Rezhep Selimi ku kërkonte që avokati David Young të tërhiqej si avokat i emëruar nga ai, dhe në vend të tij është caktuar si avokat zëvendësues Geoffrey Roberts.

Më tej htuhet në vendim se Rexhep Selimi përmes një përshkrim të shkurtër të motivimit të kërkesës së tij, Zyra e Mbrojtjes gjithashtu mori nga ai (Rexhep Selimi) një formular të nënshkruar dhe datë kërkese për takim, si dhe një autorizim për  Geoffrey Roberts.  

Po kështu, në vendimin e Speciales thuhet se “në të njëjtën ditë, avokati Young paraqiti një kërkesë përkatëse për t’u tërhequr si avokat i emëruar për Rexhep Selimin, bazuar në arsye të mira, duke përshkruar arsyet për këtë”.

Më tej në vendim thuhet se “avokati Geoffrey Roberts i konfirmoi Zyrës së Mbrojtjes se ai ishte kontraktuar me një kërkesë për të përfaqësuar Rexhep Selimin dhe që ai do të pranonte emërimin. Geoffrey Roberts pranohet në listën e avokatëve të specializuar në përputhje me nenin 7 të ligjit të Direktivës për avokatin”.


MË SHUME NGA Lajme