Vazhdon seanca kundrejt Pjetër Shalës
Gjykata Speciale

Vazhdon seanca kundrejt Pjetër Shalës

RTKlive

Në Gjykatë Speciale në Hagë edhe sot po vazhdon séance gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, ish-pjesëtar i UÇK-së.

Siç bëhet e ditur,  seanca e sotme do të mbahet në tri pjesë, ndërkohë që sot do të merret në pyetje dëshmitari nr.10 nga avokatët mbrojtës të Pjetër Shalës.

Edhe sot, Pjetër Shala do ta përcjellë seancën përmes videolidhjes. Gjithashtu edhe dëshmia do të bëhet përmes videolidhjes.

Që në fillim, gjykimi kaloi në  seancë private.

Më pasataj, në vazhdim të seancës, gjykatësja  njoftoi një urdhër me gojë duke miratuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Pjetër Shalës të parashtruar përmes e-mail-it, më 1 maj, në orën 5 e 47 minuta e që ka të bëjë me një  dokument për t’u shtuar në listën e dokumenteve që synon që të përdor mbrojtja lidhur me dëshmitarin nr. 10.

 


MË SHUME NGA Gjykata Speciale