Një delegacion i Kuvendi po merr pjesë në “Open World” në SHBA
BKT
Lajme

Një delegacion i Kuvendi po merr pjesë në “Open World” në SHBA

RTKlive

Një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në përbërje të deputeteve Arbëreshë Hyseni Kryeziu dhe Fjolla Ujkani, si dhe nga administrata e Kuvendit, Agnesa Haxhiu, Visar Krasniqi dhe Labinot Smakaj, nën mbikqyrjen e Laura Bajrushi nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë, po merr pjesë në programin “Open World” në SHBA.

Bëhet e ditur se fillimisht delegacioni qëndroi në Washington D.C., ku u takua me kongresistët Jim McGovern (Massachusetts), Marc Veasey (Texas), si dhe me ndihmësin e kongresistit Ritchie Torres (New York).

“Delegacioni përmbylli aktivitetet në Washington me takimin e realizuar me stafin administrativ të Komisionit për Mbikqyrje dhe Llogaridhënie. Programi po vazhdon me aktivitetet e radhës në Bismarck/North Dakota. Në këto aktivitete u përfshinë edhe takimet me senatorë të këtij shteti dhe personelin e tyre”, njofton zyra për informim e Kuvendit.

Qëllimi i këtij programi është shkëmbimi i përvojave në fushën e mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit dhe përfshirja e palëve të interesit në ligjbërje. Vizita është mbështetur nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë, thuhet në këtë njoftim. 


MË SHUME NGA Lajme