16:20 / 02.05.2023
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë, në mungesë, për dhunim gjatë luftës
RTKlive
Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj personit me iniciale D.R nën dyshimet se ka dhunuar seksualisht një grua gjatë luftës në Kosovë e cila ka pësuar lëndime fizike në trup si dhe trauma të rënda të përhershme psikike.
Po ashtu Prokuroria njofton se kjo është aktakuza e parë e këtij lloji në mungesë pasi “janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin”.
Sipas Prokurorisë, i akuzuari kishte qenë pjesëtar i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, në kohën e luftës në Kosovë.
Ai sipas aktakuzës ka kryer dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare, e cila pësoi “lëndime fizike në trup si dhe trauma të rënda të përhershme psikike”.























