Kurti takohet me Escobar, para takimit me Vuçiqin e Borrellin
BKT
Foto: Zyra për Media e Kryeministrit
Lajme

Kurti takohet me Escobar, para takimit me Vuçiqin e Borrellin

J.Musliu/RTKlive

Para takimit të sotëm Kurti-Borrell e Lajçak –Vuçiq në Bruksel, kryeministri Albin Kurti, u takua me Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Siç njofton Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrit të Kosovës, takimi ishte  miqësor e produktiv.

“Kryeministri Kurti e filloi takimin duke e falënderuar z. Escobar për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e votimit në fazën e parë të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke e cilësuar atë të arritur meritore të Republikës së Kosovës”, shkruan në këtë komunikatë.

“U diskutua për takimin e sotëm, agjendën dhe pritjet, teksa u theksua nevoja e zbatimit të plotë, në mirëbesim dhe pa kushtëzime të asaj që është dakorduar me 27 shkurt në Marrëveshjen Bazë dhe 18 mars në Planin e Zbatimit”.

​

 


MË SHUME NGA Lajme