Deklarata për të pagjeturit, sikurse periudha e mandatit të Speciales|Video
J.Musliu/RTKlive
Tema e takimit të së martës në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, ishte tema e emisionit në “RTK Prime”.
Flamur Hyseni, profesori universitar, deklaroi se është shumë e rëndësishme dakordimi për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Ai tha se zotimi për këtë deklaratë në Bruksel, të arritur me kryeministrit Kurti e presidentit Vuçiq, duhet pritur nëse mund të përmbyllet edhe me nënshkrime.
“Kjo, duke marrë parasysh se përvojat me Serbinë, sa i përket zbatimit të marrëveshjeve, nuk janë të këndshme”.
Hyseni tha se Serbia nuk është sjellë asnjëherë në përputhje me atë që ka nënshkruar e biseduar. “Kemi parë edhe fillimin mos zbatimit të marrëveshjes së Ohrit”, tha ai.
Sidoqoftë ai tha se po vërehet se përpjekjet për presion janë mbi palën kosovare, sa i përket çështjes së Asociacionit.
“Është një lloj presioni për të bërë kompromise mbi parimet bazë kushtetuese dhe formën e rregullimit shtetëror fare ka Kosova”, tha profesor Hyseni.
Ndërkohë, analisti Bardhyl Hasanpapaj, deklaroi se për këtë deklaratë për të pagjeturit, është pritur e diskutuar shumë gjatë.
Hasanpapaj thotë se ka pritur më shumë nga deklarata për të pagjeturit. “Përmendet edhe çështja e definimit për personat e zhdukur nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, por nuk është përmendur tek pjesa e deklaratës, por te pjesa paraprake”, tha ai.
Ligjëruesi Artan Mustafa, deklaroi se një element i rëndësishëm është edhe periudha kohore për të pagjeturit. Sipas tij, periudha ku palët zotohen për të pagjeturit përfshinë kohën e mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Sipas tij, kjo deklaratë është një lëshim ndaj asaj narratives së Serbisë që përfshinë periudhën pas 12 qershorit 1999.
Mustafa deklaron se megjithatë, deri më tani të gjitha marrëveshjet kanë qenë me dykuptimte. Ai shprehet se të gjitha marrëveshjet përmbajnë kompromise dhe deri më tani të gjitha marrëveshjet janë me shumë kuptime.























