Presidentja Osmani ngushëllon familjet e viktimave në Beograd
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Presidentja Osmani ngushëllon familjet e viktimave në Beograd

RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për tragjedinë e ndodhur sot në Beograd ku kanë mbetur të vdekur 9 persona dhe shtatë të plagosur.

Osmani ka thënë se s’ka asgjë më më shumë vlerë sesa jeta e një fëmije dhe se s’ka asgjë më të dhimbshme se ta humbësh atë jetë.

Përmes një postimi në Twitter Osmani ka dërguar ngushëllimet e saj për të gjithë prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre në rastin e tmerrshëm në Begorad duke theksuar se Kosova lutet për shërim të shpejtë të të plagosurve të tjerë.

“Nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e një fëmije dhe asgjë më e dhimbshme se humbja e asaj jete. I dërgoj ngushëllimet e mia më të thella të gjithë prindërve që humbën fëmijët e tyre në një sulm të tmerrshëm në shkollë sot në Beograd dhe lutemi për shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

 

 


MË SHUME NGA Lajme