Escobar: BE e SHBA të përqendruara që marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet
Gjeraqina Tuhina/ RTK/ Bruksel
BE-ja dhe SHBA-ja janë të përqendruara që marrëveshje e Ohrit të bëhet realitet. Ai realitet fillon me formimin e asociacionit tё komunave me shumicë serbe nё Kosovë ka deklaruar emisari amerikan pёr Ballkanin Perёndimor, Gabriel Escobar.
Escobar i cili ndodhet nё Bruksel me qё njё ditё mё herёt u organizua takimi i liderёve tё Kosovёs dhe Serbisё u shpreh se pritet nga palёt qё tё dalin me atё qё ai e quajti propozim tё zbatueshёm rreth tё cilit mund tё punohet tutje.
Sipas tij, ёshtё e rёndёsisё sё veçantё qё Kosova ta marrë seriozisht këtë proces. Propozimi përfundimtar i statusit, pohon Esecobar duhet tё ketё rishikim ligjor dhe për tё sigurohet se i njëjti është i pakthyeshëm.
Sipas tij, ёshtё e rёndёsisё sё veçantё qё Kosova ta marrë seriozisht këtë proces. Propozimi përfundimtar i statusit, pohon Esecobar duhet tё ketё rishikim ligjor dhe për tё sigurohet se i njëjti është i pakthyeshëm.
Ai paralajmëroi njё takim tё kryenegociatorёve Brenda dy javёve tё ardhshme ku pritet qё ata tё vazhdojnë diskutimet rreth statuit tё asciacionit.
Pritjet si dhe kërkesat e shteteve tё Bashkuara tё Amerikës sipas Gaberil Escobar ёshtё qё ky proces tё çohet tutje e palёt tё dalin me propozimet e reja konform standardeve evropiane.
Duke iu referuar takimit tё ldierёve tё sё martës, emisari amerikan pёr rajonin e cilësoi tё rёndёsishёm siç u shpreh, evoluimin e tё dyja palёve nё lidhje me çështjen e asociatoonit: si prezantimin e grupit menaxhues ashtu edhe prezantimin e parimeve tё qeverisë sё Kosovës se si do duhej tё dukej asociacioni. Tё dyja propozimet ai i konsideron serioze dhe insiston se nuk ka presion tek palët qё tё pranojnë propozimin e palës tjetër.
Statuti duhet të negociohet dhe ai duhet tё mbrojё tё drejtat e pakicave serbe në Kosovë.
“Pritjet tona janë shumë të qarta dhe aspiratat janë shumë të larta ndërsa mbështetja jonë për të dyja palët për të ardhur në një pozicion të favorshëm reciprok është gjithashtu shumë e qartë”, porositi emisari amerikan pёr Ballkan, Gabriel Escobar.























