Ambasadorja e Izraelit viziton RTK-në
BKT
Lajme

Ambasadorja e Izraelit viziton RTK-në

RTKlive

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetgjekaj, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

Në këtë takim ambasadorja u njoftua lidhur me funksionimin e mediumit publik, përderisa drejtori i RTK-së ka potencuar se roli i transmetuesit publik është raportimi i pavarur, i paanshëm dhe profesional, si dhe ofrimi i programeve sa me cilësore dhe profesionale në interes të publikut.

Ambasadorja izraelite po ashtu është njoftuar edhe për punën e përbashkët dhe programet që Radio Televizioni i Kosovës transmeton në gjuhët e të gjitha komuniteteve në vend. Përderisa u bisedua edhe për mundësinë e bashkëpunimit mes transmetuesve publikë të të dy shteteve.


MË SHUME NGA Lajme