Calefax sjell lojën virtuoze në festivalin ReMusica
BKT
Kulturë

Calefax sjell lojën virtuoze në festivalin ReMusica

Dafina Smajli | RTK

Kuinteti frymor Calefax hapi zyrtarisht festivalin ReMusica në Sallë e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Ansambli frymor interpretoi vepra nga kompozitor të ndryshëm si Raaf Hekkema, Georg Frideric Hände, Robert Schumann, Claude Debussy,Carola Bauckholt dhe Georg Gershwin.

Përndryshe “Calefax” janë shpikës të një zhanri krejtësisht të ri frymor: kuintetit të kallamit.

Në hyrje të kësaj mbrëmje u bë thirrje edhe një herë nga artistët që sa më parë të krijohen kushtet për hapësira adekuate për performim.

Re Musica do të vazhdojë me programin e saj mbrëmjen e së enjtes me ansamblin vokal ReMusica, në dirigjimin e Prof. Rafet Rudi, që është planifikuar të fillojë nga ora 20:00 në kishën “Shën Ndou”.


MË SHUME NGA Kulturë