Superliga vazhdon sot me dy superpërballje
F.Bytyqi/RTKLive
Elita e futbollit kosovar vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 32-të.
Kryesfida luhet në Suharekë, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, duel ky tejet i rëndësishëm për të dy skuadrat, pasi fitorja është e domosdoshme për dy skuadrat që kanë objektiva të ndryshme këtë edicion.
Ballkani kërkon pikët e plota ndaj kryeqytetasve për të mbajtur hapin me Dritën në garën për titull të kampionit, derisa prishtinasit po ‘luftojnë’ për të siguruar një vend që dërgon në Evropë.
Duel tejet i rëndësishëm luhet edhe në ‘Zahir Pajaziti, ku do të përballen Llapi dhe Drita. Trepikëshi është opsion i të dy skuadrave pasi që llapjanët akoma besojnë në vendin e tretë, pozitë që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane, derisa për fitore do të udhëtojnë edhe gjilanasit në mënyrë që mbajnë kreun e tabelës.
Superliga /Java e 32-të
Sot takohen:
Ballkani-Prishtina
Llapi-Drita
Të dy ndeshjet fillojnë në orën 15:00.























