KQZ certifikon rezultatin zgjedhor për Kuvendin Komunal të Leposqviqit
BKT
Lajme

KQZ certifikon rezultatin zgjedhor për Kuvendin Komunal të Leposqviqit

RTKlive

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka certifikuar rezultatet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal në Leposaviq.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi për rekomandimin e  Sekretariatit të KQZ-së për numrin e kandidatëve të partive politike, të cilat kanë garuar për asamble komunale, përmes të cilës, siç u shpreh ai, mundësohet krijimi i institucioneve lokale në Leposaviq.

Ndërkaq, përfaqësuesi i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, bëri të ditur kundërshtimin e tij, për, siç u shpreh, ai, interpretimin e kundërligjshëm të Sekretariatit.

Sipas rezultateve zgjedhore në Komunën e Leposaviqit, LVV ka fituar 15 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 2 ulëse, Partia “Kosovskih Srba” ka marrë dy ulëse e për kandidatë LVV ka 12 kandidatë, PDK ka 2 kandidatë, po aq sa edhe partia “Kosovskih Srba”.

Pas hedhjes në votim, 8 anëtarë të KQZ-së kanë votuar për, ndërkohë që dy anëtarët e LVV-së, kanë votuar kundër, kurse përfaqësuesja e Listës Serbe ka abstenuar.

Me një rezultat të tillë është certifikuar rezultati zgjedhor për Komunën e Leposaviqit.

Pra, në bazë të numrit të kandidatëve, Kuvendi Komunal i Leposaviqit numëron 16 ulëse, në vend të 19 të tillë. Kjo, sikundër bëhet e ditur, në mungesë të votave për kandidatët që kanë garuar për Kuvend Komunal nga radhët e LVV-së.


MË SHUME NGA Lajme