Stano: Shkarkimi i ekipit menaxhues cenon letrën dhe frymën e marrëveshjes
BKT
Lajme

Stano: Shkarkimi i ekipit menaxhues cenon letrën dhe frymën e marrëveshjes

Gjeraqin Tuhina/RTK/Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, konsideron se shkarkimi i ekipit menaxhues është në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në dialog.

“Ekipi menaxhues propozoi dhe dorëzoi draftin e parë në takimin e liderëve më parë ka nisur procesi, mirëpo procesi nuk ka përfunduar. Andaj vendimi për shpërbërjen e ekipit menaxhues cenon letrën dhe frymën e marrëveshjes”, deklaroi Peter Stano, duke shtuar se marrëveshjet e dialogut theksojnë qartë se ekipi menaxhues duhet të ekzistojë, derisa të miratohet statuti i Asociacionit.

Sipas shpjegimit të zëdhënësit të Brukselit, ekipi menxhues ishte i pavarur dhe kishte ardhur në Bruksel  që të marrin pjesë për një pikë të takimit të liderëve.

Siç precizoi Stano, ata nuk ishin pjesë as e delegacionit as serb e as atij kosovar.

Sa i përket përbërjes së ekipit, zëdhënësi i Bashkimit Evropian konsideron se është në përputhje me marrëveshjen e dalë nga dialogu, sepse, sipas tij, palët kanë rënë dakord për përbërjen e ekipit menaxhues.

“Anëtarët e ekipit menaxhues janë propozuar nga Serbia, ndërsa janë emëruar zyrtarisht nga Kosova”, pohoi Peter Stano.


MË SHUME NGA Lajme