Haaland thotë se City duhet të përqëndohet
Uran Krasniqi / RTKLive
Erling Haaland beson se ajo çka i duhet në këtë moment Manchester Cityt është përqëndrimi.
City ka rimarrë vendin e parë në tabelën e Premier League, ku gjendet një pikë para Arsenalit, por megjithatë gara ende nuk është mbyllur.
"E vetmja gjë që mund të bëjmë është të përqendrohemi në ndeshjen e radhës dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjen tjetër. Tani është Leeds, ne duhet të fokusohemi në lojë, duhet të mendojmë vetëm për atë ndeshje dhe të përpiqemi ta fitojmë atë”, ka thënë norvegjezi.
Haaland ka folur edhe për të qenit nën urdhërat e një trajneri si Pep Guardiola.
“Është e vështirë, ai kërkon shumë, por unë përpiqem të bëj më të mirën për t'u zhvilluar dhe për të bërë më të mirën time në fushë. Është kënaqësi dhe më pëlqen të luaj nën Pep. Jam shumë i lumtur që e kam atë si trajner”, ka thënë norvegjezi.























