23:10 / 04.05.2023
United mposhtet nga Brighton
Uran Krasniqi / RTKLive
Minutat shtesë e kanë dhënë fituesin e ndeshjes Brighton & Hove Albion-Manchester United. Kanë qenë vendasit ata që i janë gëzuar fitores në ndeshjen e vlefshem për Premier League.
Ndeshja është mbyllur me rezultat minimal 1-0.
Ka qenë MacAllister ai i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë në minutën e 90+9 të ndeshjes.
Fitorja e sontme e ngre Brighton në vendin e gjashtë në tabelën e Premier League me pesëdhjetë e pesë pikë, duke bërë që skuadra të jetë afër për të dalë në garat evropiane. Ndërsa Manchester United gjendet në vendin e katërt me gjashtëdhjetë e tri pikë.























