08:32 / 05.05.2023
Moti sot në Kosovë
RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se edhe dita e premte do të jetë relativisht e qetë me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante me të ditës së enjte.
"Në pjesën e dytë të ditës parashihen riga të izoluara shiu. Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit", njofton IHMK.























