19:59 / 05.05.2023
Vepra e kompozitorit Aliçkaj do të dëgjohet në të gjitha shtetet ballkanike
Dafina Smajli/RTK
Kompozitori Kreshnik Aliçkaj, në kuadër të një konkursi për kompozim në festivalin “Ballkanik Synergy”,do të marrë pjesë me veprën “Kuarteti pianistik”.
Në interpretim të kësaj vepre do të jenë: Terka Horáková (violinë), Entela Qarkagjija(violë), Cristina Basili (çello), Egli Prifti(piano), të cilët janë të nacionaliteteve të ndryshme nga Ballkani.
Festivali Synergy është bashkim i disa festivaleve, ku në Kosovë ka gjetur bashkëpunim me festivalin “Chopin Piano Fest”.
Kompozitori Kreshnik Aliçkaj në mesin e shumë çmimeve është vlerësuar edhe nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporit.























