Së shpejti fillon konkursi “Tirana Talent”
Dafina Smajli/RTK
Edhe pak ditë nga ndajnë nga edicioni i XIV-të të konkursit ndërkombëtar “ Tirana Talent”.
Konkursi “Tirana Talent” mbledh pianistët e rinj nga të gjitha trevat shqiptare në Tiranë dhe më gjerë, të cilët performojnë përpara në jurie profesionale.
Ana Kaçinari, e cila drejton këtë projekt ka thënë se pritshmëritë për këtë vit janë për përfaqësime sa më dinjitoze nga nxënës dhe studentë artistë për të ofruar performanca të arrira e cilësore.
“Vit pas viti është punuar me shumë kujdes për konsolidimin e një aktiviteti gjithëpërfshirës e thellësisht profesional dhe rezultatet kanë treguar sukses me rritjen e pjesëmarrjes deri në qindra konkurrentë” ka thënë Kaçinari.
Aktualisht “Tirana Talent” është në periudhën fillestare të ndarjes së kategorive dhe përgatitjeve për skenën e madhe, e cila do të mirëpres qindra pianistë të rinj virtuoz.
























