Superliga rikthehet me dy duele interesante, live në Radio Kosova
BKT
Sport

Superliga rikthehet me dy duele interesante, live në Radio Kosova

F.Bytyqi/RTKLive

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot me dy duele interesante të javës 33-të.

Sfida kryesore e ditës së sotëm luhet në Klinë, ku Dukagjini pret Malishevën në një ndeshje tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.

Klinasit ndodhen në pozitën e pestë me 41 pikë, derisa skuadra e Bylbyl Sokolit ka dy pikë më pak dhe renditet në vendin e shtatë.

Sfidë tejet e rëndësishme luhet edhe në ‘Riza Lushta’, ku përballen Trepça ’89 dhe Drenica, skuadra këto që ndodhen në zonën e rrezikshme. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Alban Shala.

Superliga / Java e 33-të

Sot takohen:

Dukagjini-Malisheva

Trepça’89-Drenica

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 15:00 dhe transmetohen në Radio Kosova.