10:38 / 06.05.2023
Performancë e jashtëzakonshme ju pret nesër me Yoga Koncert
Dafina Smajli | RTK
Festivali ReMusica vazhdon të sjellë performanca nga më të veçantat. Ditën e diel nga ora 10:00 në Parkun e Qytetit në Prishtinë do të ketë Yoga Koncert.
Ky koncert do të realizohet nga Ilir Bajri kompozitor që vokacion kryesor ka muzikën jazz. Si jazz pianist Bajri është prezantuar në Itali, Spanjë e SHBA. Po ashtu, do të prezantojë edhe Ajhana Abdurrahmani që është instruktore e certifikuar e Yogas.
Përmes udhëzimeve të Ajhana Abdurrahmanit dhe muzikës së Ilir Bajrit do të keni mundësi të shijoni Yoga e muzikë.