Vela: Shpërthimi në veri, sulm i strukturave ilegale
BKT
Lajme

Vela: Shpërthimi në veri, sulm i strukturave ilegale

B. H. | RTKlive

Shefi i stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, e ka vlerësuar sulm kriminal të strukturave ilegale serbe shpërthimin e mbrëmshëm të ndodhur në afërsi të stacionit policor në veri të Mitrovicës.

Sipas tij, ky veprim është reagim i këtyre strukturave ndaj aksionit të institucioneve të Kosovës për heqjen e kamerave ilegale të vëzhgimit, të vendosura nga Serbia.

“Një tjetër sulm kriminal në Mitrovicën e Veriut. Strukturat kriminale dhe ilegale të financuara nga Serbia po pengojnë sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Ky duket të jetë një reagim ndaj aksionit të institucioneve të Kosovës për heqjen e kamerave ilegale të vëzhgimit të vendosura nga Serbia, i cili do të vazhdojë”, ka shkruar ai në ‘Twitter’.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Kral Petar”.


MË SHUME NGA Lajme