16:50 / 06.05.2023
Osmani përshëndet kurorëzimin e Mbretit Charles
RTKlive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla, në kurorëzimin e tyre si monarkët e rinj të Mbretërisë së Bashkuar.
“Urimet tona të përzemërta për Madhëritë e Tyre Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla për këtë kurorëzim historik. Aleanca midis dy vendeve tona dhe lidhjet midis popujve tanë u forcofshin gjatë mbretërimit të Mbretit!” ka shkruar Osmani në Twitter duke ndarë dhe foto nga ceremonia.























